Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Motorë uji, gomone dhe skafe! Bllokohen 41 mjete lundruese në jug të vendit
👁5047
Policia Kufitare ka bllokuar 41 mjete lundruese gjatë ditëve të fundit, kryesisht në jug të vendit. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se mjetet e bllokuara janë 7 Jet Ski dhe 34 gomone e skafe. Po ashtu, drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuar me masa të ndryshme administrative, për shkeljet që kanë kryer. Policia i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve lundruese që të respektojnë perimetrin e sigurisë së pushuesve në plazhe, shkruan A2 CNN. Njoftimi i Policisë: Ksamil – Vlorë Vijojnë intensivisht kontrollet nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut...