Motivet e etno-kulturës iliro-shqiptare

Motivet e etno-kulturës iliro-shqiptare

Në shekullin XIX, një nga gjenitë më të mëdhenj të arkeologjisë botërore ser. Artur Evans, bëri një udhëtim dhe botoi librin “Letrat ilire”. Ishte ende i ri, një shkencëtar me perspektivë dhe për një rastësi shkroi për antikitetet në truallin e Ilirisë së motshme si dhe disa përcaktime të shkëlqyera për ilirët dhe shqiptarët, me konotacione paraprijëse. Por nuk mjafton kjo, ai bëri gërmime në Kretë dhe Mikenë dhe zbuloi kulturën e mahnitshme, që ai e mbiquajti kultura kreto-mikenase. Qe një kulturë e kohës kur ndodhi Lufta e Trojës e shek. XII para Krishtit. Evans zbuloi artin magjik dhe ekzotik të afreskeve, skulpturave, terakotave të Kretës dhe të Mikenës, e cila në raport me kulturën klasike greke-romake qëndron si arti i Rilindjes Evropiane në raport...