Burimi:
Shkodraweb.com

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 11 prill 2025…
👁9040
Moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më origjinë Perëndimore. Kjo do të bëjë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante gjatë gjithë paradites. Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C vlera më e ulët deri në 22°C vlera maksimale në rang territori....