Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, ja sa do shënojë termometri
Për ditën e sotme (25 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 12 m/s, e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen: Në zonat malore 17 deri 35°C; Në zonat e ulëta 17 deri 37°C; Dhe në bregdet 20 deri 36°C.