Moti për sot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira, reshje në disa zona

Moti për sot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira, reshje në disa zona

Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kryesisht me kthjellime ndërsa e vranësirat prezente përgjatë relieveve malore të vendit, më te theksuara ne jug. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata te izoluara ne jug-juglindje të vendit. Era pritet të fryjë me drejtim veri – verilindje me shpejtësi mesatare 8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 17m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.