Moti këtë të shtunë, reshje shiu në disa zona të vendit
Për ditën e shtunë, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat do të alternohen herë pas here me kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, që në orët e para të ditës. Në zonat malore priten reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara herë pas here me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë nga drejtimi verilindje-juglindje, me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e saj pritet të arrijë deri në 10 m/s. Në det parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë.
Burimi:
kohajone.com