Moti i keq, policia thirrje shoferëve: Udhëtoni me kujdes!

Moti i keq, policia thirrje shoferëve: Udhëtoni me kujdes!

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve për shkak të reshjeve të dëborës në veri të vendit, kryesisht në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës. Drejtuesit e automjeteve, policia i këshillon të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Policia thekson rëndësinë e ndjekjes së udhëzimeve të shërbimeve të saj në terren dhe shmangien e udhëtimeve të panevojshme, sidomos në zonat malore ku reshjet kanë qenë më intensive. Për qytetarët që detyrohen të udhëtojnë në zonat e prekura nga dëbora, rekomandohet që automjetet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë...
Burimi: Argjiroja.net