Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Moti i keq në Slloveni, madhësia e breshërit sa një vezë
Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me erëra të forta dhe breshër ka shkaktuar dëme të mëdha në disa pjesë të Sllovenisë. Dëmet më të mëdha janë regjistruar në fshatrat Lucova, Adrijanci, Shulinci dhe Zgornji Petrovci. Mësohet se janë dëmtuar shtëpi, automjete dhe të mbjellat janë shkatërruar plotësisht. Kryetari i komunës së Gornji Petrovci, Franc Shlihtuber, ka bërë thirrje për ndihmë urgjente, duke theksuar se komuna nuk mund t’i përballojë vetë pasojat e stuhisë. Sipas tij, breshëri ishte aq i dendur, sa në disa zona është dashur të pastrohet me makineri të rënda. Në disa vende, kokrrat e breshërit kanë...