Mot i qëndrueshëm dhe vranësira të pakta këtë të shtunë
Për këtë të shtunë, vendi ynë do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht i kthjellët. Gjatë ditës priten vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat malore të lindjes, nga mesdita deri në orët e pasdites. Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 3 m/s. Herë pas here, në zonat bregdetare dhe lugina, ajo mund të arrijë deri në 8 m/s. Në det, valëzimi parashikohet të jetë i ulët, i forcës 1–2 ballë.
Burimi:
kohajone.com