Mot i paqëndrueshëm/ Parashikimi sot, ulje temperaturash dhe vranësira shiu, në orët e pasdites…

Mot i paqëndrueshëm/ Parashikimi sot, ulje temperaturash dhe vranësira shiu, në orët e pasdites…

Për ditën e shtunë (26 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit. Vranësirat e dendura në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16-18m/s Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.