Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mosmarrëveshja kufitare Kamboxhia-Tajlandë! Si një telefonatë mes një ish lideri dhe kryeministres tajlandeze mund të rrëzojë një qeveri
Kryeministrja e Tajlandës, Paetongtarn Shinawatra, po përballet me presion në rritje për të dhënë dorëheqjen, pasi kritikoi ushtrinë gjatë një bisede telefonike që zgjati 17 minuta me ish-udhëheqësin e fuqishëm të Kamboxhias lidhur me një mosmarrëveshje kufitare në rritje. Skandali, i cili shkaktoi zemërim të gjerë në vend, sjell pasiguri në një vend të trazuar nga vite të tëra turbulencash politike dhe ndryshimesh në lidership. Paetongtarn, 38 vjeç, e ka mbajtur kryeministrinë vetëm për 10 muaj pasi zëvendësoi një kryeministër tjetër i cili u shkarkua nga detyra. Kjo vjen gjithashtu në një kohë kur mbretëria e Azisë Juglindore po përpiqet...