Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Moska rinis sulmet, dhjetëra dronë e raketa mbi Ukrainë
👁9047
Zhurmat e raketave dhe dronëve zgjuan këtë të hënë Kievin dhe gjysmën lindore të Ukrainës, pasi armëpushimi i shpallur për Pashkë nga Presidenti Vladimir Putin, përfundoi.Sipas forcave ajrore të Ukrainës, Moska kishte lëshuar 96 dronë dhe 3 raketa gjatë sulmeve të natës, duke shkaktuar dëme në rajonet e Harkiv, Dnipropetrovsk dhe Cherkasy. Qyteti port i Mikolaivit u godit nga disa raketa. Njësitë e mbrojtjes ajrore thanë se kishin rrëzuar 42 dronë, ndërsa 47 të tjerë ishin riorientuar nga pajisje ushtarake elektronike. Nuk pati raportime për të lënduar apo dëme të mëdha, siç bënë me dije zyrtarë të Kievit në rrjetet...