“Moska po godet Evropën”, presidenti Stubb u kërkon finlandezëve të përgatiten për dronët dhe luftën hibride
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, u ka bërë thirrje qytetarëve të tij të jenë të përgatitur për përshkallëzimin e operacioneve hibride dhe ndërhyrjet e mundshme të dronëve rusë. Gjatë një interviste për rrjetin televiziv privat MTV, kreu i shtetit finlandez zbuloi se të paktën katër dronë kanë rënë brenda territorit të Finlandës përgjatë këtij viti. Pavarësisht paralajmërimit, Stubb u kërkoi finlandezëve qetësi dhe përmbajtje, duke siguruar se Helsinki ka ndërmarrë hapa të shpejtë për të forcuar mbrojtjen kombëtare. Megjithatë, ai theksoi se Moska po zhvillon një fushatë armiqësore me dy dimensione kundër kontinentit: “Lloji i parë është lufta kinetike, të cilën po e shohim aktualisht midis Ukrainës dhe Rusisë. Lloji i dytë është lufta hibride, të cilën Rusia po e zhvillon kundër Evropës.” Në kuadër...
Burimi:
javanews.al