“Mos u ngatërroni me ne!”- Netanyahu paralajmëron Iranin: Fundi i regjimit është afër, nëse ata bëjnë gabim dhe na sulmojnë…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar armiqtë e Izraelit se çdo sulm ndaj vendit do të përballet me një përgjigje të fortë. Gjatë një vizite në bazën ajrore Tel Nof, Netanyahu tha se ka indikacione se armiqtë e Izraelit mund të tentojnë të sulmojnë vendin përpara zgjedhjeve të 27 tetorit. “Mos u ngatërroni me ne, as tani dhe as kurrë. Krahu ynë i gjatë do t’ju arrijë kudo dhe kurdoherë”, deklaroi Netanyahu në një video të publikuar në rrjetet sociale. Ai iu referua në mënyrë të veçantë Iranit, duke paralajmëruar se një sulm iranian do të sillte një kundërpërgjigje të ashpër nga Izraeli. “Nëse Irani bën gabimin të na sulmojë, do të pësojë një goditje që nuk mund ta imagjinojë”, u shpreh kryeministri izraelit. Netanyahu...
Burimi:
javanews.al