Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Mos mi prishni shtëpitë”/ Banori me aftësi të kufizuara futet nën fadromë në Theth
Ndërkohë që IKMT po vijon aksionin për heqjen e objekteve të vendosura pa leje në Theth, një nga banorët, i cili është person me aftësi të kufizuara, është shtrirë në mes të rrugës përpara fadromës, duke kërkuar ndihmë urgjente nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, që të mos i prishen objektet prej druri. Ai tha se më mirë të futet poshtë fadromës dhe të vdesë, sesa t’i prishen shtëpitë prej druri që sipas tij i ka ndërtuar me kredi dhe borxhe. “Nuk ka beton fare,” tha ai. “Unë jam i vdekur nëse mi prishin....