Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Mos lëshoni më bomba’/ Donald Trump mesazh Izraelit: Ktheni pilotët në shtëpi tani!
Presidenti i ShBA, Donald Trump, paralajmëroi Izraelin që të mos kryejë më sulme ajrore në Iran, pasi do të ishte një gabim i madh. Përmes një postimi në rrjetin social, Truth Social, Trump i kërkoi gjithashtu Izraelit që të kthejë pilotët në shtëpi. “Izrael. Mos i lëshoni bombat. Nëse e bëni është shkelje e madhe. Ktheni pilotët në shtëpi tani!”, shkroi Trump. Paralajmërimi vjen pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, që hyri në fuqi në orët e para të mëngjesit. Marrëveshja u ndërmjetësua nga SHBA dhe Katari.