Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. S., 55 vjeç dhe A. R., 49 vjeç, të dy banues në Fushë Arrëz, pasi ka kallëzuar një 55-vjeçar, se e kanë kanosur për të mos lëvizur në një rrugë në lagjen “Dedaj”, që pretendojnë se e kanë ndërtuar vetë.”, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel