Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mos gaboni më 11 maj/ Ja si të votoni saktë me pajisjen elektronike
👁5433
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë një informacion udhëzues shumë të rëndësishëm për zgjedhësit e Njësisë Administrative nr. 10 në Tiranë dhe Bashkisë Vorë. Ky udhëzim vlen për votuesit e këtyre zonave në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kujtojmë se në njësinë 10 në Tiranë dhe në Bashkinë e Vorës do të votohet përmes pajisjeve elektronike. Ky udhëzues informon qytetarët sesi të votojnë me PEVN, siç njihet Pajisja Elektronike e Votimit dhe Numërimit. Kjo është gjithçka që duhet të dinë qyetarët mbi procedurën e votimit me Pajisjen Elektronike të Votimit dhe Numërimit (PEVN), të përcaktuar hap pas hapi.