“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në rrugën “Petrela”, në Bathore të Kamzës, ku një punonjës i Policisë Ushtarake vrau me armën e shërbimit dy vëllezër dhe plagosi rëndë vëllain e tretë. Ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti mes tre vëllezërve dhe efektivit Ngushëllim Manzi, të cilët ishin fqinjë. Shkak i përplasjes dyshohet të ketë qenë ndërtimi i një muri rrethues pranë banesave të vëllezërve. Sipas të dhënave paraprake, debati për kufirin e pronës dhe ndërtimin e murit ka degjeneruar në konflikt fizik dhe më pas në përdorimin e armës së zjarrit. “Mos e ndërto avllinë këtu” dyshohet të ketë qenë një nga përplasjet verbale që parapriu përshkallëzimin e situatës. Tre vëllezërit, me origjinë nga Tropoja,...