Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Mori rezultat më të ulët se PD-ja e Bashës”, Xhaferraj: Berisha i shiti më shtrenjtë zgjedhjet apo është më i pazoti?
Përgjegjësia e humbjeve elektorale në Partinë Demokratike nuk bie asnjëherë mbi kryetarin. Tre proceset e fundit parlamentare, që nga ai i vitit 2017, kanë treguar se aksioni mbetet i njëjtë, ngritja e një komisioni hetimor për të bërë politikë me humbjen. Në 2021 demokratët u përfaqësuan në komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit me eksponentët më të lartë politik, ndryshe nga socialistet. Protagonizmi nuk i la shumë vend hetimit dhe në finale, asgjë nuk shkoi për miratim në Parlament dhe masakra elektorale nuk u provua asnjëherë. 4 vite nga dështimi i komisionit, Sali Berisha duket se po ecën në të njëjtën rrugë me Lulzim Bashën. Objektivi është i qartë, hetim të parlamentareve të 11 majit me pretendimin se nuk kishte zgjedhje, por farse. Anëtari...