Mori 2000 euro për legalizimin e një shtëpie, dënohet punonjësi i Kadastrës

Mori 2000 euro për legalizimin e një shtëpie, dënohet punonjësi i Kadastrës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim ditën e mërkurë pranë Gjykatës së Posaçme çështjen penale ndaj Endri Ngresit, ish-punonjës i Kadastrës Fier, dhe dy pandehurve të tjerë, Ardjan Kumanakut dhe Afërdita Vidhit. SPAK kishte njoftuar më 30 janar të këtij viti se Endri Ngresi, në atë kohë punonjës i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Fier, kishte marrë një shumë monetare prej 2000 eurosh nga Ardjan Kumanaku dhe Afërdita Vidhi. Qëllimi i këtij rryshfeti ishte pajisja me dokumente legalizimi e shtëpisë së Vidhit në Fier. Referuar njoftimit të SPAK, Gjykata e Posaçme ka...