Morën pjesë në protestën e dhunshme, Gjykata liron nga burgu grupin me 27 të arrestuar, 18 prej tyre shpallen “arrestime të paligjshme”!

Morën pjesë në protestën e dhunshme, Gjykata liron nga burgu grupin me 27 të arrestuar, 18 prej tyre shpallen “arrestime të paligjshme”!

Gjykata e Tiranës ka konstatuar të paligjshëm arrestimin në flagrancë të 18 personave të ndaluar gjatë protestës, duke urdhëruar lirimin e tyre dhe moscaktimin e masave të sigurisë. Për 9 të tjerë, arrestimi është vlerësuar i ligjshëm dhe është caktuar masa e detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore. Në total Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu, 27 protestues që ishin pjesë e tubimeve që u shoqëruan me tensione. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shqyrtuar kërkesat e Prokurorisë lidhur me personat e arrestuar, të dyshuar për vepra penale që lidhen me organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullime e manifestime të paligjshme, kundërshtimin e punonjësve të policisë së rendit publik dhe, në disa raste, shkatërrimin e pronës. Vendimet janë dhënë...