“Morëm informacione për vrasje të efektivëve”, Policia zbulon pse nxorri RENEA-n
Prania e forcave RENEA ditën e djeshme në sheshin para Kryeministrisë krijoi reagime të shumta. Drejtues Albert Nushi, shefi i Sektorit të Drejtimit në Departamentin e Sigurisë Publike, në një deklaratë për median, u shpreh se kishin marrë informacione për vrasje të efektivëve. Ai shtoi se policia ndodhet në rrezik, dhe mbrojtja e jetës së tyre është thelbësore. Gjatë veprimeve hetimore tha Nushi është sekuestruar një karikator me fishekë luftarakë, dy bomba Molotov dhe doza kanabisi, si dhe vida, sfera metalike dhe prova të tjera materiale, të cilat janë përdorur nga personat e maskuar dhe të dhunshëm gjatë sulmeve ndaj punonjësve të Policisë. Fjala e plotë: Policia e Shtetit prej 6 ditësh po përballet me sulme të pandërprera, për orë të gjata, nga grupe personash...
Burimi:
ntv.al