Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Morata dhe depresioni: “Nuk isha më vetja ime”. Përmend emrat e futbollistëve që e ndihmuan
👁4456
Alvaro Morata hap zemrën… Sulmuesi spanjoll ka folur sërish me sinqeritet të plotë për depresionin që e ka prekur gjatë viteve të fundit. Ai e ka bërë këtë në programin “Day After” të platformës spanjolle “Movistar”, ku së shpejti do të transmetohet një dokumentar me titull “Morata: Nuk e dinë kush jam”. Aty do të tregohet sesi i përballoi ato momente të vështira. “Siç e dini, së bashku me ‘Movistar Plus’ do të publikojmë një dokumentar që tregon pak nga ajo që kam përjetuar për një kohë të gjatë, derisa nuk mundesha më dhe mora telefonin për t’i thënë gruas,...