Burimi:
Javanews.al

Moody’s konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “Ba3”, me perspektivë të qëndrueshme
👁10877
Agjencia prestigjioze ndërkombëtare e vlerësimit, Moody’s ka konfirmuar vlerësimin e Shqipërisë në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”, duke theksuar qëndrueshmërinë e profilit të kreditit të vendit, falë reformave të vazhdueshme në kuadër të procesit të integrimit në BE dhe performancën ekonomike e fiskale. Në raportin e saj më të fundit theksohet se ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë gjatë tri goditjeve të mëdha në periudhën 2019-2023, siç ishte tërmeti, pandemia dhe kriza energjetike evropiane, duke siguruar një perspektivë të qëndrueshme afatmesme. Agjencia, në këtë kuadër parashikon që rritja e PBB-së të mbetet e fortë me 3.8% në vitin 2025 dhe 3.4%...