Burimi:
Top-Channel.tv

Monumentet e kulturës në Gjirokastër në rrezik, problemet e pronësisë kërcënojnë godinat muzeale
👁3642
Problemet e pronësisë në objektet “Monument Kulture” në Gjirokastër po rrezikojnë ruajtjen e vlerave historike dhe arkitekturore të qytetit të gurtë. Ndërkohë që disa nga godinat historike dhe shtëpitë karakteristike janë dëmtuar ose kanë humbur vlerat muzeale, autoritetet po ndërhyjnë për të shpëtuar të tjera siç është banesa e Angonatëve, një kompleks i njohur edhe si kartolina e Gjirokastrës. Megjithatë, zbatimi i projekteve të restaurimit është bërë i vështirë për objektet muzeale që përballen me çështje pronësie. Vaso Polo, specialist në Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore (DRTK) në Gjirokastër, shprehet se “problemi i pronësisë është problemi kryesor për të gjitha...