Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Monitoronte bazën ajrore britanike, arrestohet një spiun në Qipro
Policia në Qipro ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin për vepra të lidhura me terrorizmin dhe spiunazhin. Ai u paraqit para një gjykate rajonale të shtunën, e cila urdhëroi mbajtjen e tij në paraburgim për tetë ditë, ndërsa vazhdojnë hetimet. Për arsye të sigurisë kombëtare, policia nuk dha detaje të mëtejshme. Megjithatë, agjencia Reuters citoi disa media qipriote që raportuan se i dyshuari ishte arrestuar në lagjen Zakaki, pranë qytetit bregdetar të Limassolit. Agjencia qipriote e lajmeve ANT1 njoftoi se personi dyshohet se ka kryer survejime ndaj bazës ajrore britanike RAF Akrotiri, si dhe bazës ajrore qipriote...