Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Monitorim tunelit të Llogarasë, Balluku: Garanton qarkullim të sigurt, vendos standarde të reja
Tuneli i Llogorasë do të monitorohet përmes një qendre të dedikuar, për shkelje të rregullave të qarkullimit, nivelet e ndotjes si dhe për rastet e keqfunksionimit. Përmes kësaj qendre, sipas ministres Belinda Balluku, udhëtarët do të kenë garanci shtesë pasi do të kalojnë në një infrastrukturë rrugore të niveleve europiane. “Ky investim synon jo vetëm të garantojë qarkullim të sigurt gjatë sezonit veror, por edhe të vendosë standarde të reja bashkëkohore në menaxhimin e trafikut”, nënvizoi ministrja Balluku.