Monedhat e Balshajve (shekulli 14-të dhe 15-të)

Monedhat e Balshajve (shekulli 14-të dhe 15-të)

Gjatë Mesjetës së vonë, pjesët veriore por dhe jugore të Arbërisë sundoheshin nga një familje shumë e fuqishme arbërore, Balshajt, që sundonin Zetën duke përfshirë qytetet e Shkodrës, Ulqinit, Drishtit, Prizrenit. Familja fisnike e Balshajve ishte aq e fuqishme sa mundën të prodhonin dhe monedhat e tyre nga viti 1372 deri në vitin 1420 dhe njihen 11 lloje të monedhave të tyre, në disa variante. Në Statutin e Korçulës ato përmenden si: “rossi Balse vel voc” (groshi i Balshajve me një ujk). Monedhat e tyre prodhoheshin në Prizren (1372-1378), Shkodër (deri në 1392) dhe më pas në Ulqin dhe Tivar. 📸 Në fotografi mund të shikoni një monedhë e cila i përket Gjergj II Balshës e gjetur në Ulqin. Në të mund të lexohet mbishkrimi...