No Image Available

Momente ankthi në avion/ British Airways pëson defekt gjatë fluturimit për Tiranë

Një avion i kompanisë ajrore “British Airways”, i nisur mëngjesin e sotëm nga Londra në drejtim të Tiranës, është detyruar të ndërpresë udhëtimin dhe të kthehet në aeroportin e Heathrow, pas një defekti të konstatuar gjatë fluturimit. Sipas dëshmive të pasagjerëve, rreth një orë pas ngritjes, stafi i njoftoi se avioni kishte pësuar një problem teknik dhe se duhej të rikthehej në aeroportin nga ishte nisur. Në bord ndodheshin dhjetëra pasagjerë, shqiptarë dhe shtetas të huaj, të cilët përjetuan momente ankthi gjatë situatës. Mes pasagjerëve ishte edhe pastori Paulin Vilajeti, i cili konfirmoi se udhëtimi përfundoi pa pasoja për njerëzit në bord. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai tregoi se, megjithëse mbërritja në Tiranë u vonua, pasagjerët zbritën shëndoshë e mirë. Vilajeti e shoqëroi...