Moment i vështirë, por i domosdoshëm… – Balkanweb.com – News24

Moment i vështirë, por i domosdoshëm… – Balkanweb.com – News24

Briken Calaj, legjenda kuqezi e peshëngritjes, pëson një dëmtim në kofshë duke e detyruar të tërhiqet nga Botërori i Peshëngritjes. Me ana të një reagimi në rrjetet sociale, Calja sqaroi se nuk dëshiron të rrezikojë më shumë, për këtë arsye vendosi të mos garojë në këtë Botëror që po zhvillohet në Kinë: Një moment shumë i vështirë, por një vendim i domosdoshëm! Me keqardhje njoftoj tërheqjen time nga Kampionati Botëror për shkak të një dëmtimi në kofshë dhe në pjesën e mesit, që e bën të pamundur vazhdimin e garës. Pavarësisht formës së jashtëzakonshme sportive që kisha dhe vazhdoj të kem, sot më duhet të bëj një hap pas. Një vendim aspak i lehtë, sidomos kur e di sa shumë kam punuar, sa sakrifica kam...