Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Molotovë drejt mjeteve të IKMT në Theth, reagon policia: U parandalua djegia e urës
Policia e Shkodrës ka reaguar zyrtarisht lidhur me incidentin e ndodhur sot pasdite në Theth, ku disa persona hodhën molotovë drejt një ure dhe mjeteve të IKMT-së. Policia thotë se rreth orës 15:35, një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur në rrugë një shishe me lëndë djegëse, duke tentuar djegien e një ure druri, por me ndërhyrjen e Policisë është parandaluar djegia e plotë e saj. Nga zjarri, ura ka pësuar dëmtime të pjesshme. Sipas policisë, asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve...