Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit

Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit

Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit kanë shoqëruar edhe protestën e zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë, ku studentët dhe qytetarët kanë vijuar kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama. Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka publikuar fotografi nga demonstrata, ku dokumentohet ndërhyrja e policisë me autobotin me ujë kundër protestuesve. Në njërën prej fotografive, autoboti shihet duke lëshuar ujë në drejtim të një demonstruesi, ndërsa në një tjetër protestuesit përpiqen të mbrohen dhe të gjejnë strehim përballë presionit të ujit. Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa lëvizja studentore ka ngritur gjithashtu shqetësime për korrupsionin, gjendjen e arsimit, kushtet në universitete si dhe mjekësisë.