Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
MOIKOM ZEQO – “Shkodra paska qenë themeluar nga Aleksandri i Madh”…
Para disa vitesh erdhi të më takonte në Muzeun Historik Kombëtar Prof. Lucia Nadin e shoqëruar nga Prof. Gherardo Ortalli. Kam vite që njihem me Lucia Nadinin. Ajo ka punuar për shumë kohë në dhënien e gjuhës italiane në Universitetin e Tiranës. Njihem familjarisht me të dhe në mënyrë të veçantë vajza ime e madhe Arnisa ka dhe një detyrim moral ndaj Lucias. Kur Arnisa botoi në moshën 14-vjeçare librin e saj të parë në poezi në dy gjuhë në shqip dhe në italisht, ishte pikërisht Lucia Nadin që shkroi një parafjalë për këtë libër. Më vonë i kemi ruajtur lidhjet tona miqësore dhe shkencore. Më 1995 Lucia Nadin botoi librin në italisht dhe në shqip “Venecia dhe Shqipëria: Gjurmë të lidhjeve antike”. Unë bëra...