Mllade Milinkoviç merr drejtimin e Partizanit, Egnatia e Dinamo mësojnë rivalët pas turit të tretë

Mllade Milinkoviç merr drejtimin e Partizanit, Egnatia e Dinamo mësojnë rivalët pas turit të tretë

Adriatik BALLA Lëvizje të shumta po ndodhin në kampionatin shqiptar të futbollit, ku më në fund edhe Partizani ka bërë një goditje për pankinën. Pas dorëheqjes së Skënder Gegës, i cili u largua menjëherë pas dështimit të të kuqve në Ligën e Konferencës, tashmë pankina ka gjetur emrin e vet dhe ai është një serbo-boshnjak. Kështu, Mlladen Milinkoviç është emri i përzgjedhur nga të kuqtë për të marrë drejtimin e skuadrës në këtë sezon. Trajneri serbo-boshnjak ka qenë prej ditësh në diskutime me klubin e kuq. Ai ishte një nga alternativat kryesore për të marrë drejtimin e skuadrës që kur u publikua për herë të parë emri i tij, duke pasur parasysh eksperiencën në futbollin tonë, ku ka drejtuar Luftëtarin e Kukësin, e sidomos sukseset...