Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mjeti i tyre lundrues pësoi defekt përballë ‘Ranës së Hedhun’, policia shpëton dy persona në Shëngjin
Policia kufitare e Lezhës ka parandaluar një tragjedi në det, ku dy persona rrezikuan jetën pasi mjeti lundrues me të cilin udhëtonin pësuan defekt dhe u larguan nga bregu për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, policia mori njoftimin për incidentin që po ndodhte përballë plazhit “Rana e Hedhun”. “Një mjet lundrues kishte pësuar defekt dhe, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, ishte larguar nga bregu, duke rrezikuar jetën e dy shtetasve që ndodheshin në bord.”-thuhet në njoftimin e policisë. Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë Kufitare Shëngjin, u mobilizuan me mjete...