Mjekët pa Kufij: Shpërndarja e ndihmave në Gaza është kthyer në vrasje të organizuar

Mjekët pa Kufij: Shpërndarja e ndihmave në Gaza është kthyer në vrasje të organizuar

Organizata “Mjekët pa Kufij” (MSF) ka dënuar ashpër skemën e shpërndarjes së ushqimeve të kontrolluar nga ushtria izraelite në Gaza, duke e cilësuar si një formë të “urrejtjes së institucionalizuar” dhe “vrasjeje të organizuar”. Në një raport të titulluar “Kjo nuk është ndihmë. Kjo është vrasje e organizuar”, MSF kërkon ndalimin e menjëhershëm të këtij procesi. Sipas raportit, dy qendra të shpërndarjes së ndihmave në Rafah, në jug të Gazës, janë kthyer në skena kaosi, me përplasje të dhunshme, turma të frikshme dhe përdorim vdekjeprurës të forcës nga trupat izraelite dhe kontraktorët privatë amerikanë. “Në asnjë konflikt tjetër ku operojmë nuk është parë një nivel i tillë dhune ndaj civilëve që kërkojnë ndihmë”, thuhet në deklaratë. Klinikat e MSF janë shndërruar në qendra për të plagosur në masë....