Mjekët: Kureshtja për drogën shtyn të rinjtë

Mjekët: Kureshtja për drogën shtyn të rinjtë

Kureshtja e të rinjve për të provuar dhe eksperimentuar me drogën është shtuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit në vendin tonë. Sipas Shefit të Shërbimit të Toksikologji-Adiktologjisë në QSUT, Andrin Tahiri, problem shqetësues është përdorimi i lëndëve narkotike edhe në moshat e vogla. “Trendi që na shqetëson është moshat e vogla. Është ulur mosha e eksperimentimit, sidomos te marijuana, sepse është droga më e lirë, por kemi edhe raste të izoluara që kërkojnë asistencë mjekësore nën mbikëqyrjen e familjes. Droga të tjera vazhdojnë të jenë dominante; abuzimi me kokainën është një përdorim droge që lidhet me një buxhet...
Burimi: Opinion.al