Mjegulla “pushton” Kukësin! Vështirësi në Rrugën e Kombit, ja segmenti ku drejtuesit duhet të tregojnë kujdes
Mjegulla ka përfshirë që në orët e para të mëngjesit qytetin e Kukësit, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë dhe duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor. Fenomeni është shfaqur fillimisht në zonat e ulëta dhe lugina, për t’u shtrirë më pas në të gjithë hapësirën e qytetit dhe njësitë administrative përreth. Situata paraqitet problematike edhe në Rrugën e Kombit, ku mjegulla është veçanërisht e pranishme në segmentin Pobreg-Kolsh. Për shkak të fushëpamjes së kufizuar, drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë distancën e sigurisë, me qëllim shmangien e aksidenteve të mundshme. Mjegulla është një fenomen natyror karakteristik për zonën e Kukësit gjatë stinës së vjeshtës, veçanërisht në orët e para të ditës. Ndërsa prania e saj në akset rrugore...
Burimi:
gijotina.com