Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mjaftuan pak minuta shi për të paralizuar Vlorën! Rikthehen skenat e përmbytjes së tetorit 2024, qendra historike nën ujë!
Një stuhi e fuqishme dhe e papritur ka kapluar qytetin e Vlorës këtë pasdite, duke sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Pushuesit në plazhe u detyruan të largohen me shpejtësi nga stuhia, ndërsa reshjet intensive shkaktuan përmbytje në disa akse rrugore, rrëzim pemësh dhe dëme materiale në zona të ndryshme të qytetit. Përveç qendrës historike “Muradie”, e cila u përmbyt rëndë duke rikthyer skenat e përmbytjes së 4 tetorit të vitit të kaluar, përmbytje janë regjistruar edhe në zonat e Al Bano dhe Romina, ku uji ka mbuluar rrugët dhe ambientet përreth, duke krijuar një situatë alarmante për banorët. Akset kryesore rrugore brenda qytetit janë bllokuar për shkak të grumbullimit masiv të ujërave, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve dhe...