Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit
Dortmund vuan por fiton 1-0 ndaj Frankfurtit. Në “Signal Iduna Park”, pjesa e parë prodhoi futboll mjaft të bukur dhe raste pafund, por asnjëra nga skuadrat nuk ia doli që të shënojë. Në pjesën e dytë, verdhezinjtë shtuan presionin dhe zhbllokuan llogaritë me anë të Maximilian Beier. Me këtë rezultat, të besuarit e Kovacs shkojnë në kuotën e 17 pikë, në vendin e parë të Bundesligës në Gjermani. Në krahun tjetër, skuadra nga Frankfurti është në vendin e 13-të.
Burimi:
gijotina.com