Carragher thumbon Manchester United: Çfarë mund të bëjë Pochettino, kur lojtarët bëjnë gabime qesharake?

Carragher thumbon Manchester United: Çfarë mund të bëjë Pochettino, kur lojtarët bëjnë gabime qesharake?

26 Nëntor 2026 12:49 Alfred Lleshi Jamie Carragher, ish-mbrojtësi i Liverpool-it dhe sot opinionist në “Sky Sport”, analizoi barazimin 2-2 të Manchester United ndaj Sportingut. Ai vuri në dukje jo vetëm dy golat e anuluar në mënyrë të diskutueshme, por edhe paaftësinë e skuadrës angleze për të menaxhuar vështirësitë pa humbur kontrollin e ndeshjes: “Pse vazhdojnë t’ia vështirësojnë vetes jetën? Si trajner, çfarë mund të bëjë realisht Pochettino për gabimet e portierit apo për një ndërhyrje të pamend të Tielemans në fund të ndeshjes?” Sipas tij, trajneri argjentinas do të jetë shumë i frustruar, pasi rezultati 2-1 mund të kishte qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm për skuadrën. Ai shtoi se Manchester United ishte i pafat me golin e tretë, të anuluar në minutat e fundit: “Do...