Simeone: Atë e dua si njeri dhe do ta mbroj si futbollist, kemi nevojë për golat e tij
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, doli në mbrojtje të hapur dhe të zjarrtë të Julian Alvarez, pasi sulmuesi argjentinas, së bashku me Alexander Sorloth, shënoi në një fitore vendimtare 2-0 ndaj Viking në Champions League. Simeone theksoi se çdo aksion sulmues kalon përmes Alvarez dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë për të. “Unë kam shumë respekt për të. Nuk kam pse t’i shmang përgjegjësitë e mia. Kam besim tek ai, besoj në aftësitë e tij. E dua si njeri dhe e mbroj si futbollist“, tha Simeone, që i hodhi poshtë shqetësimet lidhur me mungesën e golave të bashkatdhetarit të tij kohët e fundit. “Jam i kënaqur me të, është një lojtar i jashtëzakonshëm, një djalë vërtet i mirë. Më pëlqen si njeri, do...
Burimi:
telesport.al