“Rilindja” e Vinicius, misioni i Mourinhos. “Shkop” dhe “karotë” për ta kthyer në nivelet e dikurshme

“Rilindja” e Vinicius, misioni i Mourinhos. “Shkop” dhe “karotë” për ta kthyer në nivelet e dikurshme

26 Nëntor 2026 13:05 Alfred Lleshi Real Madridi po kalon një periudhë shumë pozitive, por një prej lojtarëve që ende nuk ka arritur të rikthejë formën e tij më të mirë është Vinicius Jr. Për José Mourinho, rikthimi i sulmuesit brazilian në nivelet më të larta është kthyer në një nga objektivat kryesorë të sezonit. Trajneri portugez beson se 25-vjeçari ka ende cilësitë për ta çuar Realin në një nivel tjetër. Për këtë arsye, ka zgjedhur një mënyrë menaxhimi që ndërthur kërkesat e larta me mbështetjen (“shkop” dhe “karotë”). Mourinho nuk ka ngurruar ta kritikojë publikisht kur e ka parë të nevojshme, por njëkohësisht i ka treguar besim dhe afërsi në punën e përditshme. Mbështetja vjen edhe nga pjesa tjetër e skuadrës. Goli i Vinicius...