Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mitsotakis: Çdo emigrant që hyn ilegalisht në Greqi do të arrestohet
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se çdo emigrant që hyn ilegalisht në territorin grek do të arrestohet. “Rruga për në Greqi po mbyllet, çdo emigrant që hyn ilegalisht do të arrestohet dhe ndalohet”, tha kryeministri Mitsotakis në parlament. Ky veprim erdhi pasi mbi 2 mijë migrantë kanë zbarkuar në Kretë, destinacioni turistik në Greqi dhe kjo ka sjellë zemërim midis autoriteteve lokale dhe operatorëve turistikë. “Qeveria është e shqetësuar për emigracionin dhe atë që po ndodh në Kretë. Kalimi për në Greqi po mbyllet”, shtoi ai. Greqia kishte shpresuar të ndalte flukset duke kontaktuar autoritetet në Libinë lindore...