Mitrovica Green Fest 2025 shpall temën e edicionit të 15-të: “Toxicity”

Mitrovica Green Fest 2025 shpall temën e edicionit të 15-të: “Toxicity”

Edicioni i 15-të i Mitrovica Green Fest, festivalit që prej një dekade e gjysmë sjell së bashku artistë, qytetarë, aktivistë dhe profesionistë të mjedisit për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm përmes artit dhe veprimit qytetar, këtë vit rikthehet me një temë tronditëse dhe thellësisht aktuale: “Toxicity” (Toksiciteti). Në një kohë kur dëmi ndaj mjedisit shpesh ndodh në mënyrë të padukshme dhe graduale, tema “Toxicity” vjen si një përpjekje për të eksploruar dhe ekspozuar jo vetëm ndotjen që prekim fizikisht, por edhe format më të holla e sistematike të toksicitetit – ato që helmojnë marrëdhëniet tona me natyrën, njëri-tjetrin dhe vetveten....