MITI I RAMES PO SHEMBET, PROTESTAT PERMBYSEN NARRATIVEN E LIDERIT KARIZMATIK
Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se imazhi ndërkombëtar i kryeministrit Edi Rama, i ndërtuar ndër vite përmes promovimit të figurës së tij si lider karizmatik, ka pësuar një tronditje të fortë. Sipas Vangjelit, për një kohë të gjatë mediat ndërkombëtare e kanë paraqitur Ramën përmes portretit të artistit, piktorit dhe ish-basketbollistit, duke e kthyer figurën e tij në një lloj marke identifikuese për Shqipërinë. Por, sipas analistit, kjo narrativë është lëkundur ndjeshëm pas protestave të zhvilluara gjatë verës së këtij viti. Vangjeli argumenton se imazhi i kryeministrit, për të cilin është investuar politikisht dhe në aspektin e komunikimit publik, u dëmtua brenda pak ditësh, ndërsa në skenë u shfaqën edhe breza të rinj që, sipas tij, nuk e njohin dhe nuk e kanë frikë politikën...
Burimi:
ntv.al