Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Mit’hat Frashëri për jetën, karakterin dhe veprimet e errëta të Esatit – djalit më të fortë të Toptanëve
Patrioti dhe intelektuali shqiptar, Mit’hat Frashëri, kishte shkruar një studim për Esat Pashë Toptanin, karakteri i të cilit është tejet i çuditshëm, herë agresiv, herë i zhdërvjellët, herë finok, herë brutal, herë mashtrues e herë bastisës… Ky material, bashkë me shumë dorëshkrime të tjera, ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit në fondin me numër 35, i emërtuar “Mid’hat Frashëri”, në dosjen me numër 20. Hulumtimi i këtij materiali është kryer nga studiuesi Uran Butka. Esati, i biri i Ali be Toptanit, lindi në Tiranë rreth vitit 1860. Vëllai i tij, Gani beu, ishte katër vjet më i madh. Që në fëmijëri, ai dallohej për karakterin e tij të keq dhe gjaknxehtë. Vëllai i tij i madh ishte jo më pak i tillë dhe babai i...