Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Misteri i zhdukjes së 400 kg uranium
Në tre sitet bërthamore iraniane të Fordow, Natanz dhe Isfahan – të bombarduara nga Izraeli, më pas nga Shtetet e Bashkuara dhe dje sërish nga Izraeli – nuk kishte 408.6 kilogramë uranium të pasuruar në nivelin 60 për qind, që në muajin maj kishte trembur Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike të OKB-së. Me atë material, Republika Islamike ka mundësinë të ndërtojë bombën, siç pretendojnë Netanyahu dhe Trump, prandaj kërcënimi është ende i pranishëm. Avionët izraelitë, bombat amerikane me peshë 13 tonë, raketat Tomahawk, kanë shkatërruar impiantet, në sipërfaqe dhe nën tokë, me një nivel dëmi që mund të vlerësohet vetëm...