Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Misteri i vdekjes së foshnjës 5-muajshe në Greqi, prindërit shqiptarë arrestohen dhe merren nën hetim! Dëshmitë e tyre të ndryshme nga njëra-tjetra
👁13483
Rasti tragjik i një foshnje pesëmuajshe që u soll pa ndjenja në Qendrën Shëndetësore të ishullit Paros të dielën pasdite ka shkaktuar tronditje. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fëmija nuk mundi të shpëtonte, pasi tashmë ai kishte ndërruar jetë. Sipas informacioneve fillestare, prindërit e foshnjës, një çift shqiptar me katër fëmijë, thuhet se kishin shkuar në plazh në Parasporos. Dëshmitarët pretendojnë se foshnja ra në gjumë gjatë rrugës dhe prindërit e lanë në makinë me dritaret e mbyllura. Nga ana tjetër, po merret në konsideratë edhe skenari që foshnja është lënë në plazh për disa orë, përpara se të humbiste ndjenjat...